BotaLajme

Putin: Do të hakmerremi ndaj kujtdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të hakmerret ndaj kujtdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse, teksa lavdëroi efikasitetin dhe besnikërinë e agjencive të zbatimit të ligjit të shtetit të tij. Putin ka përshkallëzuar shtypjen e shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe opozitës, teksa po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Ukrainë. Kundërshtarët dhe kritikët e Kremlinit ndiqen penalisht dhe dënohen me burgime të gjata. “Ata që përpiqen të frikësojnë njerëzit, të përçajnë shoqërinë tonë, të luajnë me ndjenjat fetare apo kombëtare, nuk do të kenë kurrë sukses”, tha Putin përmes një video-mesazhi të publikuar nga Kremlini. “Ata i pret një hakmarrje e pashmangshme”, shtoi ai. Pothuajse të gjithë kundërshtarët kryesorë të Putinit janë në burg apo janë larguar në mërgim. Për të shtypur kritikat, Rusia aplikon dënime të ashpra për ata që kritikojnë veprimet ushtarake në Ukrainë, përderisa Putini vazhdimisht ka pretenduar se shoqëria ruse është e bashkuar sa i përket pushtimit rus të Ukrainës, të nisur në shkurt të vitit 2022. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button