LajmeMaqedoni

Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi akuzohet për pengim të drejtësisë

Policia e Ohrit ka bërë kallëzim penal ndaj ish-ministrit Kreshnik Bekteshi për vepër penale në lidhje me zgjedhjet, MPB-ja nuk tregon në buletinin ditor se bëhet fjalë për ish ministrin Kreshnik Bekteshi.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili publikohet çdo ditë, për datën 25.07.2024, diku në pozitën e 20-të në dokument, thuhet se dyshohet një 39-vjeçar nga Kërçova për veprën penale të “pengimit të drejtësisë”, e kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në fakt pas inicialeve K.B. fshihet një ministër në detyrë gjatë asaj periudhe. Ministria e Brendshme nuk bëri me dije se për këtë krim të rëndë të kryer ndaj një shefi policie po ndiqet një ish-funksionar i lartë, pra një ministër.

Tri ditë më vonë u zbulua se i dyshuari është ish-ministri Kreshnik Bekteshi.

Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili sipas policisë i ka dërguar mesazhe shefit të policisë nga Ohri, dhe ka të bëjë me aktivitetet policore pas dyshimeve të raportuara për parregullsi zgjedhore. Policia ka kontrolluar akuzat për keqpërdorim të të dhënave personale, pra për mbledhjen e të dhënave nga votuesit, derisa shefi ka marrë një mesazh nga ministri Bekteshi.

Tre muaj e gjysmë më vonë, Ministria e Brendshme bën kallëzim penal kundër Bekteshit për një krim të rëndë për të cilin dënimi minimal është 1 vit burg dhe maksimumi, në varësi të peshës së krimit dhe pasojave, mund të jetë deri në 5, 10 ose më shumë vite burg apo edhe burgim të përjetshëm (në rast se ka viktima për shkak të pengimit të drejtësisë).

 

Show More

Related Articles

Back to top button