Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar dhe një thikë është sekuestruar pasi një numër njerëzish u plagosën në një therje të raportuar me thikë në Southport të Anglisë.
“Mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes”, deklaroi policia.
Bëhet e ditur se të plagosur janë të paktën tetë persona.
Shërbimi i Ambulancës North West ka deklaruar se disa nga viktimat janë dërguar në spitalin e fëmijëve Alder Hey.
Ndërkohë, viktimat e tjera janë dërguar në Spitalin Universitar Aintree dhe në spitalin Southport dhe Formby, shkruan skynews.
Shërbimi i ambulancës ka dërguar 13 autoambulanca së bashku me burime të specializuara në vendngjarje.