LajmeRajon

Infantino takon Vjosa Osmanin: Ishte privilegj, folëm për futbollin e Kosovës

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino e ka takuar në Francë presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin me të cilën së bashku kanë diskutuar edhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë, derisa ka thënë se ishte ndier i priveligjuar që është takuar me të parën e Republikës së Kosovës.

“Ishte privilegj të mirëpresim Presidenten e Republikës së 🇽🇰 Kosovës, Dr Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris. Më parë kam pasur nderin të takoj Dr. Osmanin gjatë vizitës sime në vendin e saj të bukur në vitin 2022, dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar ato diskutime”, ka thënë i pari i FIFA-së.

Ai ka shtuar se Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shumë mirë mbështetjen e FIFA-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë, raporton KosovaPress.

“Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi parë planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre. Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së qeverisë në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur sportin tonë të mrekullueshëm”, ka shkruar në rrjetet sociale Infantino.

 

Show More

Related Articles

Back to top button