LajmeMaqedoni

Ibrahimi: Për ne nuk është parti e rëndësishme ZNAM-i, është parti periferike

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi tha se ZNAM është parti e parëndësishme dhe periferike që sipas tij, nuk është e rëndësishme se çfarë thonë dhe shtoi se temat që ata i diskutojnë, nuk i vënë para ndonjë detyrimi koalicionin VLEN.

“Për neve nuk është ZNAM fare parti e rëndësishme, ZNAM është një parti politike e vogël, periferike dhe nuk është fare e rëndësishme se çfarë thonë ata. Ata mund të flasin për çfarëdo çështje por kjo nuk na vë para asnjë detyrimi, qoftë për temën e flamurit, qoftë për tema të tjera”, tha Ibrahimi për “TV21”.

Ibrahimi gjithashtu tha se VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike, nuk është mohuar prerazi as nga udhëheqësit e partive që përbëjnë këtë koalicion e për këtë, siç tha ai, është mirë që të ketë unifikim dhe po shkojnë drejt asaj por nuk tha se nuk dihet nëse do të përfundojnë në një subjekt të përbashkët.

“Skena politike shqiptare nuk e duron numrin kaq të madh të partive politike. Është e pamundur për një popull, elektorat i cili nëse arrijnë 200 mijë vota t’i ketë 7-8 parti, është paksa shumë dhe në jemi të vetëdijshëm për këtë. E ndjemë që nga qytetarët shqiptarë ekziston një synim që të ketë një unifikim të partive politike, qoftë të atyre që janë atyre në opozitë ose të atyre në pushtet.

Mendoj se duke qenë si VLEN në kuadër të qeverisë, sa më shumë që funksionojmë të ndarë aq më shumë jemi heterogjen dhe kjo pastaj ka impikime edhe në temën e vendimmarrjes andaj është mirë të krijohet një unifikim mes këtyre katër subjekteve që janë pjesë e Qeverisë”, tha Ibrahimi.

 

Show More

Related Articles

Back to top button