Koalicioni VLEN njofton opinionin se për herë të parë në historinë e vendit tonë, një institucion kyç për luftën kundër korrupsionit, Drejtoria për Zbulim Financiar, do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar, thonë nga .
“Kujtim Ibishi, me një biografi të pastër dhe pa asnjë njollë korrupsioni, do të udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm për luftimin e kancerit të shoqërisë sonë – korrupsionin, larjen e parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Angazhimi dhe përkushtimi i tij është një garanci për një drejtim të
drejtë dhe efikas të këtij institucioni.
Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi me vendosmëri dhe përkushtim për të udhëhequr këtë institucion kyç. Përmes Drejtorisë për Zbulim Financiar, do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thonë nga VLEN.
Me këtë Drejtori, shtojnë nga atje, po rrumbullakësojmë zinxhirin e të gjitha institucioneve dhe mekanizmave për luftimin e krimit dhe korrupsionit./Telegrafi/