SHBA-të pritet të jenë shumë aktive në bisedimet për mënyrën e saktë të zbatimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes pasi Bullgaria të formojë një qeveri më të qëndrueshme.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në një seancë dëgjimore për të ardhmen e Evropës në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, tha se Maqedonia e Veriut vuan për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, gjë që është një nga problemet për anëtarësim në BE dhe ndikon vazhdimisht në ndryshimin e kushteve, raporton “Zëri i Amerikës”.
Ai u pyet nga senatori demokrat nga New Hampshire, Jeanne Shaheen, se çfarë mund të bëjë më shumë SHBA për të inkurajuar evropianët që të përmbushin premtimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë bërë reformat e kërkuara, pa ndryshuar rregullat ose kushtet për lëvizjen e tyre në BE rasti me Maqedoninë e Veriut.
“Çështja kryesore është marrëveshja që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë dhe sapo Bullgaria të ketë një qeveri më të qëndrueshme, do të duhet të bisedohet për mënyrën e saktë të zbatimit të saj. Pra, kjo do të jetë një fushë ku unë pres që ne të jemi gjithashtu shumë aktivë”, u përgjigj O’Brien.
Bullgaria këmbëngul se nuk do të lejojë asnjë devijim nga marrëveshjet e arritura, e para prej të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka premtuar se nuk do të pranojë marrëveshjet me diktatet bullgar.(INA)