Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se d-r Lulëzim Agai ka marr detyrën e re si drejtor.
“Jam i lumtur që d-r Lulëzim Agai, neurokirurgu i parë shqipëtar nga Maqedonia, sapo është emëruar drejtor i Klinikës Universitare për Neurokirurgji në kampusin “Nënë Tereza” të Shkupit.
Një burrë i mençur që e bën edhe më të pasur e më të mirë këtë kampus klinik.
Urime Lulëzim!”, ka shkruar Taravari. (INA)