BotaLajme

Gjermani/ Bundestagu do të zvogëlojë numrin e deputetëve

Nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Gjermania do të zgjedhë 630 përfaqësues në Bundestag, parlamentin kombëtar, në ndryshim nga numri i mëparshëm, i cili u rrit në 733 vende pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Kjo reformë zgjedhore e propozuar nga koalicioni “semaforë” (të Gjelbër, Social Demokratë, Liberalë), u konfirmua me vendim të Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe, shkruajnë mediat gjermane.

Parlamenti gjerman është unik në atë që nuk ka një numër të qëndrueshëm mandatesh, por ndryshon në varësi të rezultateve të zgjedhjeve.

Kur votuesit, sipas sistemit aktual, shkojnë në qendrat e votimit, ata mund të votojnë në dy lista. Në të parën votojnë për një kandidat nga rrethi i tyre lokal, prej të cilëve 299 në Gjermani dhe në të dytën për partinë politike që mbështesin.

Çdo kandidat që fiton mjaftueshëm mbështetje në komunitetin lokal i garantohet një vend në Bundestag. Vendet e tjera në parlament ndahen me vota në listën e dytë, ku partitë marrin përfaqësues në varësi të mbështetjes që kanë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button