LajmeSport

Loriana Kuka fiton me ippon ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër.

Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në raundin e 1/8-tës, pejania do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.

Vlen të theksohet se në xhudo, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button