Loriana ka përfunduar rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike pas humbjes në raundin e dytë nga Yelyzaveta Lytvynenko nga Ukraina. Në ndeshjen e parë ajo fitoi ndaj Metka Lobnik nga Sllovenia. Loriana është xhudistja e fundit që garoi nga ekipi olimpik i xhudos nga Kosova.
Ishte kjo një tjetër paraqitje jashtëzakonisht e suksesshme për ekipin e xhudos që garoi me pesë xhudistë, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë, kurse Loriana Kuka atë të bronztën. Në zonën e medaljeve nuk arritën të futeshin Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.
Gjithsesi, historia është bërë, Kosova tashmë nga tri pjesëmarrje në Lojëra Olimpike, ka siguruar pesë medalje elitare.