LajmeRajon

Masat ndaj Kosovës, Stano: Ato mund të rriten ose zvogëlohen, varësisht nga zhillimet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës ende janë në fuqi dhe në varësi nga zhvillimet ato mund të rritën ose zvogëlohen.

Stano ka thënë se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë seri hapash kundërproduktivë, negativë, të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

“Pra, masat janë ende dhe ne kemi thënë në atë kohë që masat janë progresive, mund të rriten apo mund të zvogëlohen në varësi të zhvillimit të situatës. Pra, kjo është gjithashtu diçka që trajton pjesën e parë të pyetjes suaj, se çfarë do të bëjmë? Pra, ne kemi masa dhe këto masa mund të rriten gjithashtu nëse të gjithë akterët e BE-së bien dakord se ato duhet të rriten…”

“Në deklaratat dhe qëndrimet tona për çështjet e bastisjeve në zyrat e Postës së Serbisë dhe për përpjekjet për hapjen e njëanshme të urës mbi Ibër në ditët e kaluara, ne e bëmë qëndrimin tonë shumë të qartë tek homologët tanë në Kosovë, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Nnuk është vetëm Bashkimi Evropian, në thelb të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë seri hapash kundërproduktivë, negativë, të njëanshëm dhe të pakoordinuar. Dhe ne shpresojmë që më në fund, ata do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të mendojmë se çfarë lloj masash do të mendojmë të marrim si përgjigje nëse situata nuk ndryshon”, tha Stano, transmeton KP.

Sipas tij masat janë ende në fuqi.

“Po, masat janë ende në fuqi sepse shtetet anëtare nuk kanë vendosur të veprojnë apo të procedojnë në bazë të raportit të përfaqësuesit të lartë të dorëzuar para disa javësh, gjë që nuk është çudi sepse nëse mbani mend masat u vendosën në qershor të vitit të kaluar për administratën në Prishtinë për faktin se kishte aq shumë ndodhi që çonin në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin në depërshkallëzim gjithnjë e më shumë janë ndërmarrë veprime të njëanshme dhe hapa që çojnë në përshkallëzime nga këta njerëz”, shtoi ai. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button