LajmeRajon

Kosovë/ Qytetarët serbë përplasen verbalisht me zëvendëskomandantin e policisë në debatin për Urën e Ibrit

Ka nisur debati i thirrur nga komuna e Mitrovicës Veriore për hapjen e Urës së Ibrit ku po marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga kjo komunë.

Në pamjet e T7 shihet se pati edhe një përplasje verbale mes disa qytetarëve serbë dhe zëvendëskomandantit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani paraprakisht ka thënë se “sa i përket sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur”.

“E pyesim vetën si Polici e Kosovës pse kjo urë është mbyllur. Do të ishte mirë nga ju të dëgjojmë se pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë s’ka arsye. Nëse është për me siguru, ne kishim gjetur forma për ta siguruar në forma të ndryshme”, ka thënë Elshani, raporton Gazeta Express.

 

Show More

Related Articles

Back to top button