BotaLajme

Inflacioni vjetor i Gjermanisë arriti në 2,3% në muajin korrik

Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë ishte 2.3% në muajin korrik, nga 2.2% sa ishte në qershor, zbuloi të premten Byroja Federale e Statistikave Destatis.

Ndërsa çmimet më të dobëta të energjisë kanë një efekt frenues në inflacion, ka rritje mbi mesataren e çmimeve të shërbimeve, tha kreu i Destatis, Ruth Brand.

Çmimet e produkteve energjetike në korrik 2024 ranë me 1.7% nga viti në vit ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%.

Pa përfshirë çmimet e energjisë, norma e inflacionit ishte 2.7% në korrik 2024.

Ndërkohë, çmimet e shërbimeve u rritën me 3.9% në korrik me bazë vjetore.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.3% në muajin korrik.

 

Show More

Related Articles

Back to top button