BotaLajme

Puigdemont rikthehet në Belgjikë pasi iu shmang arrestimit në Spanjë

Udhëheqësi separatist katalanas Carles Puigdemont është kthyer në Belgjikë pasi iu shmang arrestimit në Spanjë ku u shfaq në një tubim publik në qendër të Barcelonës, pavarësisht një urdhër arresti për të, tha sekretari i përgjithshëm i partisë së tij ‘Së bashku për Katalonjën’, Jordi Turulj.

Turulj pretendon se Puigdemont vendosi të arratisej sepse vuri re rrethimin e policisë.

Avokati i Puigdemont, Gonzalo Boye, tha në një intervistë me RAC1 se klienti i tij është “i lirë” jashtë Spanjës.

Sot, policia e Katalonjës vazhdon të punojë në operacionin e kërkimit të Puigdemont, raportoi El Pais.

Një zëdhënës i njësisë speciale katalane Mossos konfirmoi të enjten se një nga oficerët e saj ishte arrestuar në lidhje me hetimin për arratisjen e Puigdemont.

Mediat raportuan se makina që i përkiste zyrtarit të arrestuar është përdorur në arratisjen e Puigdemont, raporton Guardian. Një zëdhënës i Mossos tha se policia nuk kishte dhënë detaje për këtë çështje, përveçse konfirmoi arrestimin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button