BotaLajme

Hillary Clinton mbështet Harris në konventën e demokratëve: Po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Amerikës

Të paktën jo këtë vit e jo në këto rrethana, thotë BBC. Por nëse dikush e di se sa shpejt mund të ndryshojë fati, është ky pikërisht president – ​​jeta personale dhe profesionale e të cilit është prekur nga tragjedia dhe fatkeqësitë. Duke folur në një arenë të mbushur plot në Çikago në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokrate, Biden tentoi të mbronte presidencën e vet, përpara një partie të cliruar dhe me energji të reja tashmë nga vendimi i tij për t`i dhënë fund rikandidimit e për t`i hapur rrugën në garën presidenciale zv/presidentes Kamala Harris. Në fjalën e tij, Biden i pritur me ovacione të gjata nga delegatët që në një moment edhe u përlot, rikujtoi momentet kur bëri betimin për të marrë detyrën e presidentit, periudhën e vështirë të  pandemisë dhe atyre që i quajti kërcënime ndaj demokracisë amerikane.

“Besoja atëherë dhe besoj tani, se progresi ishte dhe është i mundur, ashtu siç është i arritshëm dhe se ditët tona më të mira janë ende përpara. Dimrin e kemi lënë pas. Qëndroj përpara jush me zemër të mbushur plot me mirënjohje, mirënjohëse për të raportuar se demokracia ka mbizotëruar. Ne jemi tani  një betejë për vetë shpirtin e kombit amerikan, komb, të cilit si shumë prej jush, unë i kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim”, tha Biden.

Pasi radhiti arritjet për programet sociale, përfaqësimin e pakicave në gjyqësor, rikonsolidimin e ekonomisë të goditur nga pandemia, Presidenti Biden u zotua se ashtu si ai vetë, edhe Harris do t’u kundërvihet në skenën ndërkombëtare regjimeve totalitare, ndërsa nuk la pa kritikuar rivalin republikan Donald Trump, për të cilin tha se e la Europën dhe NATO-n në gjendje të dobësuar dhe se u desh shumë punë për ta forcuar Europën sërish dhe madje për ta zgjeruar aleancën me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Pak më herët, në skenë qe shfaqur edhe Harris, që i befasoi pjesëmarrësit duke i paraprirë mesazhit të presidentit. Ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton përcolli dhe ajo një mesazh mbështetje, duke përshëndetur vendimin e Bidenit me fjalët se “tani po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Amerikës”.

Klinton, gruaja e parë kandidate për presidente e një partie kryesore në Shtetet e Bashkuara, bëri thirrje për zgjedhjen e Harris si presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “Kamala duhet ta thyejë tavanin më të lartë dhe më të fortë prej xhami” duke u bërë presidentja e parë grua e SHBA-së, tavan të cilin ajo vetë, nuk e theu dot.\Top Channel\

 

Show More

Related Articles

Back to top button