BotaLajme

Pëson aksident autobusi me besimtarë shiitë, së paku 28 të vdekur në Iran

Së paku 28 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti pasi një autobus u përmbys derisa transportonte besimtarë shiitë nga Pakistani, në Iranin qendror.

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në provincën Jazd, janë lënduar edhe 23 persona të tjerë, 14 prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Në momentin e aksidentit në autobus ka pasur 51 persona. Po hetohen shkaqet. Besimtarët kanë qenë rrugës për në Irak për të shënuar Arbain, ditën e 40-të pas vdekjes së shenjtorit shiit në shekullin e VII-të. Ata mblidhen në Karbala të Irakut në demonstratën masive më të madhe vjetore në botë.

Show More

Related Articles

Back to top button