Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar rajonin kufitar Sumy që gjendet shumë pranë Rusisë.
Së bashku me kreun e ushtrisë ukrainase, ai realizoi vizitën dy javë pas fillimit të inkursionit ukrainas në rajonin rus Kursk – që shtrihet përgjatë vijës kufitare ruse, transmeton Telegrafi.
Derisa ishte ai, ai tha se trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll një fshat tjetër në rajonin rus – duke arritur të zënë rob lufte edhe shumë ushtarë të Vladimir Putinit.
Në anën tjetër, zyrtarët e Kievit më herët kishin pretenduar se kanë nën kontroll mbi 90 vendbanime në rajonin e Kurskut.
Kursk është një prej dy kërcënime më të mëdha të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë – ku rajoni tjetër me kërcënim të lartë gjendet në lindje të Ukrainës, ku Moska po avancon ngadalë. /Telegrafi/