LajmeMaqedoni

Taravari – Ulusoj: Do të thellojmë bashkëpunimin RMV – Turqi

Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy me të cilin është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve.

“Jemi të fokusuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor publik në vendin tonë, por në të njëjtën kohë mbështesim investimet e vazhdueshme të Republikës së Turqisë në shëndetësi, siç janë spitalet “Acibadem Sistina” dhe “Sante Plus”, tha ministri Taravari në takimin.

Ambasadori Ulusoy, duke e uruar për postin e ministrit Taravarin, njëkohësisht ka shprehur gatishmëri për të mbështetur sistemin tonë shëndetësor, me fokus të veçantë në zhvillimin e digjitalizimit në sektorin e shëndetësisë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button