Një vullkan në Islandën jugperëndimore shpërtheu sot, duke nxjerrë lavë dhe tym të nxehtë, për të gjashtën herë që nga dhjetori, njoftoi sot zyra meteorologjike islandeze.
Gjatësia totale e çarjes ishte rreth 3.9 km dhe ajo u zgjerua me 1.5 km në rreth 40 minuta, sipas një deklarate nga Zyra Meteorologjike e Islandës, e cila monitoron vullkanet.
“Ndikimi është i kufizuar në një zonë të lokalizuar pranë vendit të shpërthimit. Nuk përbën kërcënim për jetën dhe zona aty pranë është evakuuar”, shkroi Ministria e Jashtme Islandeze në rrjetin social X.
Lava nuk ka rrjedhur drejt qytetit të peshkimit të Grindavik, afërsisht 4000 banorët e të cilit janë evakuuar kryesisht që nga muaji nëntor, raporton reuters.