LajmeRajon

Përfundon takimi i shefit të CIA-s me kryeministrin Kurti

E plotësuar: Ka përfunduar takimi i shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Burns ndodhet për një vizitë në Kosovë, pas asaj që kishte në Bosnje dhe Serbi.

Shefi i CIA-s ndodhet në Prishtinë nga e enjtja pasdite, ndërsa ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Pas vizitës në Presidencë dhe AKI, shefi i CIA-s takon edhe kryeministrin Kurti

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë.

Telegrafi mëson se William Burns sot është duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me takimin që po zhvillohet Qeveri, Telegrafi ka kontaktuar edhe me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, por që deri në publikimin e lajmit, ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ky takim ndërmjet Burns dhe Kurtit, vjen pasi të enjten ai ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Ndryshe, para Kosovës, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.

Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.

Ai po ashtu është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button