LajmeMaqedoni

ASH e Taravarit dorëzoi në Prokurori padi penale kundër Petar Bogoevskit

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit sot në Prokurori ka dorëzuar padi penal kundër Petar Bogoevskit për shprehje të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve,
Avokati, Abidin Abduli tha se me postimin e tij në rrjetin social facebook ai ka bërë shkelje të ligjit edhe atë të dënueshme në bazë të kodit penal nenit 319 dhe 394.
“Shpresojmë se në të ardhmen prokuroria publike këto vepra do t’i procesojë vetë në bazë të detyrës zyrtare sepse janë publike dhe janë shumë të dëmshme për mbijetesën e përbashkët në Republikën e Maqedonisë”, ka deklaruar Abidin Abduli, raporton SHENJA.

Show More

Related Articles

Back to top button