LajmeMaqedoni

Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button