Me dy fitore pas dy ndeshjeve dhe me 6 pikë të plota. Gjithashtu bardhezinjtë kanë arritur të shënojnë 6 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Nuk mund të kishte një fillim më të mirë për trajnerin e ri.
Juventus mposht Veronën 3-0 në ndeshjen e fundit të kësaj jave të Serisë A dhe shkëputet e vetme në krye të tablelës në këtë fillim sezoni.
Vlahoviç heq mallkimin me golin në minutën e 28-të, ku arriti të mposht portierin kundërshtarë Montipò, ndërkohë që në tabelën e shënuesëve e vendos emrin edhe turku Yildiz.
Në pjesën e parë bardhezinjtë shënuan dy herë, pas Vlahoviç vjen edhe goditja me kokë e mrekullueshme e Savona në minutën e 39′, goli i tij i parë në divizionin e lartë. Ndërkohë në fillimin e pjesës së dytë ishte një penallti e shndërruar në gol sërish nga Vlahoviç por këtë herë në minutën e 53′-të duke vulosur përfundimisht rezultatin e kësaj ndeshjeje.
Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Thiago Motta arrin të mbajë i vetëm kryesimin e tabelës me dy fitore pas dy ndeshjeve dhe me 6 pikë të plota. Gjithashtu bardhezinjtë kanë arritur të shënojnë 6 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Nuk mund të kishte një fillim më të mirë për trajnerin e ri.