LajmeSport

Zhegrova, Ademi e Hoxha, synojnë garat në Ligën e Kampionëve

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit në Ligën e Kampionëve dhe vëmendja më e madhe është tek lojtarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën që luan te Lille, Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha te Dinamo Zagrebi.

Skuadra nga Kroacia synon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë mposhti 3:0 ekipin nga Azerbajxhani, Karabakun.

Në anën tjetër, Lille e kishte mposhtur në ndeshjen e parë ekipin e Sllavia Pragës – madje gol kishte shënuar edhe Edon Zhegrova.

Kujtojmë që mbrëmë skuadra e Sparta Pragës siguroi kualifikimin tutje me katër shqiptarë në ekip, përfshi: Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin, Qazim Laçin dhe Indrit Tucin.

 

Show More

Related Articles

Back to top button