Për herë të parë pas 25 vitesh Posta e Kosovës do të operojë edhe në Mitrovicën e Veriut.
Këtë të enjte në sheshin “Car Llazar” është hapur dega e parë e Postës së Kosovës, me ceremoninë që është fërshëllyer dhe kundërshtuar nga një grup tepër i vogël i serbëve lokalë, të udhëhequr nga subjekti politik Demokracia Serbe.
Pavarësisht kësaj proteste nga serbët situata ka qenë përgjithësisht e qetë, ndërsa nga Policia e Kosovës kanë qenë në gatishmëri për të ndalur incidentet e mundshme.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj dege të Postës së Kosovës morën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, si ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.