LajmeSport

Barcelona para një zgjidhje të “detyrueshme”?

Sipas gazetës “Sport,” ish- mesfushori i Juventusit dhe Paris Sen Zhermenit, Adrien Rabiot është një nga emrat në listën e ngushtë të drejtorit sportiv të Barcelonës, Deko. Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur me Barcelonën në disa raste gjatë verës së kaluar, pas interesimit nga drejtuesit e La Ligës gati një dekadë më parë.

Duke qenë se 29-vjeçari është një lojtar i lirë, ai mund të nënshkruhet edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror, dhe në të vërtetë, kjo mund t’i japë Barcelonës kohë për të nënshkruar marrëveshjen me Nike dhe për t’u rikthyer brenda kufirit të pagave.

Mund të ketë shqetësime si për qëndrimin e Rabiot, ashtu edhe për përshtatjen e tij si mesfushori më defensiv, një rol që ai nuk e ka luajtur tash e disa kohë. Njëlloj, Barcelona nuk është në një pozicion për të qenë zgjedhës.

 

Show More

Related Articles

Back to top button