LajmeMaqedoni

Qeveria kufizon marzhën e pajisjeve shkollore

Qeveria ka ngrirë marzhat e pajisjeve shkollore nga 5 për qind dhe jo më lartë se 10 për qind. Sipas vendimit të organit ekzekutiv pajisjet shkollore nga lapsat, fletoret, ngjyrat, plastelinës dhe dhjetëra pajisjeve tjera shkollore. Sipas vlerësimeve që ka bërë Qeveria, shitja e tyre është për dy dhe tre fish më e lartë nga çmimi i doganuar, gjë që sipas kryeministrit Hristijan Mickoski e bën të pabazë dhe padrejtë veprimin e kësaj industrie. Në të ardhmen priten vendime plotësuese për reduktimin e harxhimeve shkollore. Mickoski tha se kjo masë nuk është e vonuar pasi analiza e tregut është bërë në ditët pranë fillimit të vitit shkollor. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button