BotaLajme

Masakër në burg, vriten 129 të dënuar gjatë një tentative arratisje

Komandanti i Forcave Tokësore të ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Tamir Yadai ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Gazeta “The Times of Israel” raportoi se gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Sipas gazetës në fjalë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant kanë miratuar kërkesën për dorëheqje.

Gjeneralmajori Yadai pas miratimit të kërkesës për dorëheqje do të qëndrojë si komandant i Forcave Tokësore deri në zëvendësimin e tij, por do të jetë me leje.

 

Show More

Related Articles

Back to top button