Forcat ndërmorën një sulm gjatë natës kundër qytetit ukrainas të Lviv, në perëndim të vendit, me raketa hipersonike “Kinzhal”.
Lajmin e konfirmoi në në Telegram, kryebashkiaku Andriy Sadovy i cili tregon se shpërthime të forta u dëgjuan në qytet pas alarmit për sulm ajror.
“Raketat Kinzhal mbi Lviv – shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale – Mbrojtja ajrore është në veprim. Mos bëni video! Qëndroni të sigurt!”. “Ndërtesat e banimit janë në flakë në zonën e stacionit kryesor të trenit”, shtoi Sadovy.
Paraprakisht, shkruan A2, raportohet për të paktën 3 viktima nga këto sulme dhe shumë të lënduar, teksa autoritetet lokale vendosën që mësimi të pezullohet në disa shkolla.