LajmeMaqedoni

Qeveria e RMV-së: Rriten subvencionet për prodhimin e elbit nga 6.000 denarë në 12.000

Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që të dyfishojë çmimin e subvencionimit për prodhuesit e elbit.

“Në seancën e djeshme të qeverisë morëm vendim për rritjen e subvencionit dhe dhënien e 3 denarë shtesë për kilogram për prodhuesit e grurit, duke marrë parasysh konkurrencën rajonale. Ne duam t’i mbajmë sepse kjo është një kulturë strategjike për ne dhe duhet të kujdesemi për njerëzit që merren me prodhimin e grurit, njëkohësisht do të shtoj këtu edhe prodhuesit e elbit”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai tha se rritja do të jetë dyfishi i subvencionit për hektar për elb nga 6.000 denarë në 12.000 denarë

“Nëse deri më tani subvencioni për hektar ka qenë rreth 6.000 denarë, në mbledhjen e djeshme kemi marrë vendim që të dyfishohet, gjegjësisht në 12.000 denarë, duke marrë parasysh çmimin e ulët të blerjes së elbit prej 9 denarë për kilogram, kështu që vazhdojmë të mbështesim të gjithë ato që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në Maqedoni. Kjo është ajo që është në interesin tonë dhe politikën e kësaj qeverie”, tha Mickoski./Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button