LajmeRajon

Institucionet paralele në Veri, Policia e Kosovës: Do boshatisim godinat, ndërtesat do iu kthehen pronarëve

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se autoritetet e rendit do të nxjerrin gjatë ditës të gjitha materialet nga objektet e institucioneve paralele serbe në veri, të mbyllura më 30 gusht.

Punonjësit do të mund t’i marrin gjërat private, nëse ato nuk janë prova të nevojshme për policinë, ka thënë Elshani për REL. Pas këtij aksioni, këto ndërtesa do t’u kthehen pronarëve.

Me ligjet e Kosovës, pronare janë komunat: në Mitrovicë të Veriut, Komuna e Mitrovicës së Veriut, në Zveçan – Komuna e Zveçanit, e kështu me radhë.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur më 30 gusht pesë institucione paralele në veri, të cilat kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë. Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione “kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Show More

Related Articles

Back to top button