Dronët ujor kanë sulmuar portin rus të qytetit Novorossiysk në brigjet e Detit të Zi, pretendon kryebashkiaku Andrey Kravchenko.
Në kanale të ndryshme në Telegramin rus, ai tha se banorët kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme, transmeton Telegrafi.
E ukrainasit deri më tani nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këto pretendime. Novorossiysk është bërë porti kyç për flotën ruse në Detin e Zi pas pushtimit të Krimesë, ku forcat ruse grumbulluan shumë anije në këtë gadishull.
Kievi gjithashtu ka kryer një sërë sulmesh të suksesshme në portin e Novorossiysk që nga fillimi i pushtimit rus, në veçanti në gusht të vitit të kaluar, kur luftanija Olenegorskiy Gornyak pësoi dëmtime të rënda.
Nga ministria ruse e Mbrojtjes pretendojnë se forcat e saj kanë shkatërruar dy dronë ujor të ukrainasve, që po lëviznin në drejtim të Novorossiysk. /Telegrafi/