Gazetari i Klan Kosovës, Arlind Beqiraj po qëndron atje dhe raporton se situata është normale dhe veturat po qarkullojnë.
Njëjtë ka thënë edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Klankosova.tv.
“Situata është në rregull, nuk ka ndryshime”, tha Elshani.
Ndryshe, kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga sot serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën.
Kjo pasi, ata duan që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu.
Siç ka paralajmëruar Rojeviq, bllokada do të nisë nga ora 18:00, dhe nga 400 njerëz në çdo pikë kufitare do të jenë pjesëmarrës, raporton Klankosova.tv.