BotaLajme

Blinken thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje armëpushimi

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i ka kërkuar edhe një herë Izraelit dhe Hamasit të finalizojnë një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, duke përsëritur vlerësimin e administratës së tij se çështjet e pazgjidhura janë zgjidhur 90%.

“I takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje për çështjet e mbetura,” tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Haiti.

“Nëse ne mund të arrijmë një marrëveshje armëpushimi në Gaza, ne mund të jemi në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve izraelite-saudite, tha ai gjithashtu, gjë që tha se mund të bëhet përpara përfundimit të mandatit të presidentit amerikan, Joe Biden, në janar 2025.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk