Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët ndërkombëtar.
Ai këto komente i bëri pas takimit në Qeveri të Kosovës me zëvendëskryeministrin Bislimi.
“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-ës është i mirënjohur, duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçak.