Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i popullsisë aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 790.152 persona.
Prej tyre, 691.736 janë të punësuar, dhe 98.416 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.1, shkalla e punësimit është 45.6, ndërsa shkalla e papunësisë është 12.5.