VMRO trumbeton 10 pikat, kërkohet ndërtimi i “patriotizmit të përbashkët” dhe “fundi i kërkesave etnike”
VMRO-ja sot ka përmbledhur sot platforëm prej 10 pikave të cilën e shpalosi dje kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit në cereominë e 33-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
KËTO JANË PARIMET E UNIFIKIMIT TË SHPALOSURA NGA VMRO-JA
Drejtësia dhe shteti i së drejtës
Stop partizimit të shoqërisë
Fundi i konflikteve etnike dhe kërkesave megalomane pas të cilave fshihen interesat fitimprurëse
Të mbrojë dhe përmirësojë standardin e qytetarëve
Shoqëria e drejtë
Edukim i fortë
Përmbushja e qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE
Uniteti kombëtar dhe shtetëror
Lufta kundër dëbimit
Ndërtimi i patriotizmit të përbashkët
VMRO thekson se me një politikë hipokrite dhe standarde të dyfishta, me të njëjtin personel të vjetër dhe të tretur, nuk ndërtohet uniteti. “SDS duhet të pastrohet nga krimi dhe të pranojë këto parime të komunitetit”, thekson VMRO-ja.