Të respektuar përfaqësues të mediumeve, të nderuar qytetarë.
Ju drejtohemi përmes kësaj konference për media për tëshprehur shqetësimet tona si Bashkim Demokratik për Integrim në Gostivar, për keqmenaxhimin e parasë publike nga ana a drejtutesve të Pushtetit Lokal në Gostivar, në këtërast, keqmenaxhimin në financimin e shkollave dhe çerdheve publike.
Jemi mësuar të dëgjojmë për çdo ditë shuma marramendëse të borxheve të komunës së Gostivarit. Këto ditë, reagruam për borxhet e akumuluara të komunës së Gostivarit ndaj çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme.
Ne prezantuam të dhëna që ky borxh kap vlerën mbi 1.3 milion euro. Të gjendur para fakteve, drejtuesit e komunës sëGostivarit e konfirmuan borxhin dhe tentuan që me arsyetime banale të justifikojnë veprimin e tyre që çuan çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme publike drejt kolapsit financiar.
Duke tentuar të kamuflojnë keqmenaxhimin e tyre me shkollat dhe çerdhet, u arsyetuan që borxhi qenka krijuar si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, një arsyetim sa qesharak aq edhe i neveritshëm, pasi tentojnë të mashtrojnëqytetarët me arsyetime të pajustifikueshme për aferat e tyre financiare.
Nëse për borxhet në shkolla dhe çerdheve fajin na paska lufta në Ukrainë, kush e paska fajin për borxhet e tjera të Komunës së Gostivarit.
Janë mbi 10 milion euro borxhe që rëndojnë mbi komunën e Gostivarit. Se për çdo ditë komuna po zhytetet në borxhe, kjo do të dëshmohet edhe në kuartalin e III-të dhe të IV-të të buxhetit të komunës.
Të zhytyra në borxhe janë të gjitha institucionet e themeluara nga komuna e Gostivarit. Ato pak shërbime që ngelën të pa u privatizuara, ndodhen në kolaps financiar. Ishte vet drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalec që këto ditë njoftoi që borxhii përgjithshëm i ndërmarrjes është 222.789.109 denarë apo mbi 3 milion e 600 mijë euro.
Këto janë borxhe që ato vet i prezantojnë, por sa në të vërtetëështë borxhi i komunës dhe ndërmarrjeve publike, mbeten shumë dyshime në opinion.
Nga Gostivari i pari në Gostivari Kampion në borxhe. Borxhi i komunës është shumë më i madh, për këtë do të binden tëgjithë.
E vërteta një ditë do të dijet. Populli ua tregoi vendin nëzgjedhjet e fundit Presidenciale e Parlamentare. Përgjegjësi do të ketë dhe çdokush do të mbajë llogari.
Kjo klikë që aktualisht qeveris me komunën e Gostivarit nuk mendon për asgjë tjetër, vetëm se si të keqpërdoret paraja publike për qëllime kriminale. Ashtu i mësoi Arben Taravari i cili dezertoi dhe tradhëtoi besimin e popullit, vetëm e vetëm për të shkuar te një arkë ende më të madhe se arka e zbarazur e komunës së Gostivarit.