LajmeMaqedoni

Zjarret në Galiçicë çojnë në shterjen e ujërave të liqenit të Ohrit dhe Prespës

Në zjarrin që e përshiu për dy javë të plota Parkun kombëtar të Galiçicës pranë Ohrit, janë djegur 6000 hektarë pyje, nga të cilat 4000 në anën shqiptare dhe 2000 në anën e Maqedonisë së Veriut, dy të tretat e të cilave mbrohen nga UNESCO. Kjo do të shkaktojë pasoja të mëdha jo vetëm për jetën e kafshëve dhe bimëve, por edhe për natyrën në përgjithësi, paralajmërojnë ambientalistët.

“Mendoj se do të përballemi me shterjen e ujërave që derdhen në liqenin e Ohrit nga mali i Galiçicës. Një sasi e madhe e ujit do të pakësohet. Degët tashmë janë djegur dhe të gjitha shirat që do të bien do të thahen shpejt dhe burimet nuk do të jenë aktive. Do të reflektojë shumë keq. Falë atyre burimeve nga Galiçica e kemi ruajtur këtë liqen. Ne e kemi ruajtur këtë liqen në këtë pjesë sepse ka vlerë të qëndrueshme PH”, deklaroi Llazo Naumoski- ambientalist.

Kjo situatë do të prekë edhe më shumë liqenin e Prespës, i cili tashmë është në gjendje shumë të keqe.

“Liqeni i Prespës do të përballet me shkatërrim total, pas zjarreve do të përballet me humbjen e shumë ujërave. Nuk është për t’u habitur nëse jemi dëshmitarë të një rënie të madhe të ujërave nga burimet e Shën Naumit që vijnë”, tha Llazo Naumoski- ambientalist.

Një peme të djegur pas zjarreve do t’i duhen së paku 25 deri në 30 vjet për t’u ripërtërirë, shton Naumovski. Analizat fillestare të Pyjeve Kombëtare tregojnë se deri më tani nga zjarret janë shkatërruar së paku 6 mijë hektarë pyje ndërsa dëmet fillestare në fondin e pyjeve, përkatësisht në drutë e djegura, aktualisht llogariten në 1.5 miliardë denarë. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button