BotaLajme

Të paktën 18 persona u vranë në një operacion policor në Brazil

Policia braziliane tha se 18 persona u vranë gjatë një bastisjeje kundër një grupi kriminal që kontrollon një nga zonat më të dhunshme të Rio de Janeiros.

Katërqind policë ushtarakë të armatosur rëndë u vendosën në Alemao në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Gjashtëmbëdhjetë nga të vdekurit ishin të dyshuar si kriminelë, ndërsa një polic dhe një kalimtar ishin dy viktimat e mbetura, thanë zyrtarët, raporton bbc.

Operacioni zgjati gjithë ditën dhe la mijëra të bllokuar në shtëpitë e tyre. Qëllimi i bastisjes ishte gjetja dhe arrestimi i kriminelëve që po planifikonin operacione në lagjet rivale, tha policia.

Disa nga objektivat mbanin uniforma të ngjashme me uniformat e policisë, gjë që e bëri më të vështirë për t’u dalluar, raportoi media lokale O Dia.

Ai shtoi se 400 oficerë policie u mbështetën nga 10 automjete antiplumb dhe katër helikopterë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button