BotaLajme

Presidencialet në SHBA, amerikanët në pritje të debatit Haris-Tramp

Miliona amerikanë presin të ndjekin debatin televiziv mes zv/presidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Edhe pse debatet presidenciale zakonisht nuk vendosin rrjedhën e zgjedhjeve, mbrëmja e sotme konsiderohet se përfaqëson shansin më të mirë për Harris që të pengojë rikthimin historik të Trumpit. Sipas CNN, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ish-presidenti Trump, i cili ka sfiduar një seri akuzash penale si dhe një tentativë ndaj jetës së tij, mund të fitojë. Kandidatët për president pritet të shkëmbejnë kritika me njëri-tjetrin për 90 minuta në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në qytetin e Filadelfias. Ky mund të jetë debati i vetëm mes tyre në fushatën për presidencialet e nëntorit. Debati mbahet tetë javë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, por vetëm disa ditë përpara fillimit të votimit të hershëm në disa nga 50 shtetet e vendit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button