LajmeSport

Maqedonia e Veriut kërkon tu kthehet fitoreve ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sot ka duelin kundër përfaqësueses së Armenisë në Shkup, ndeshje kjo e xhiros së dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Pas barazimit zhgënjyes me Ishujt Faroe në Tórshavn, futbollistët e vendit tonë përballen në raundin e dytë me një kundërshtar që e njohin kohë të gjatë, Armeninë. Kjo përfaqësuese ka qenë shpesh kundërshtari i Maqedonisë, pasi kishin përballje në dy edicionet e para të Ligës së Kombeve dhe ndeshja e fundit u luajt njëmbëdhjetë muaj më parë në Strumicë, ku Maqedonia fitoi 3-1.

Tradita është në anën e Maqedonisë së Veriut, pasi deri në tani nga trembëdhjetë duele kundër armenëve, gjashtë herë kemi dalë si fitues, tri herë ndeshjet përfunduan në barazim, ndërsa Armenia ka katër fitore.

Në dy raste, Armenia e mposhti bindshëm Maqedoninë me rezultatin 4-1 dhe 4-0, por nga ana tjetër, triumfi i Maqedonisë 0-5 në Jerevan në vitin 2021 është më i thelli në ndeshjet direkte, si dhe një fitore 3-0 në vitin 2004.

Forma momentale e Maqedonisë është shumë e dobët, sepse para dueleve të shtatorit nuk ka arritur të merr asnjë fitore.

Nga ana tjetër përfaqësuesja armene ka ndryshuar shumë, ndërsa përzgjedhësi i Maqedonisë Milevski ka pak a shumë pothuajse futbollistët e njëjtë nga ndeshja e vitit të kaluar në Strumicë.

Pavarësisht gjithçkaje dhe pa marrë parasysh lojën e treguar në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Maqedonia konsiderohet favorit ndaj armenëve për duelin e sotëm që luhet në Shkup me fillin nga ora 20:45. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button