(E plotësuar) Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Telegrafin ka thënë se brenda valixhes nuk ka diçka të dyshimtë.
Ai tha se dikush e ka harruar valixhen në oborrin e Komunës, por pa dhënë detaje shtesë.
“Një valixhe ka qenë aty, nuk ka diçka të dyshimtë. Dikush e ka harru aty”, ka thënë Zahiti.
Policia rrethon objektin e Komunës së Mitrovicës, dikush la një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj
Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e saj.
Ndërkaq, sipas gazetares së Telegrafit e cila po raporton nga vendi i ngjarjes valixhja po kontrollohet nga njësia për deminim.
Ende nuk dihet se për çka dyshohet, mirëpo Telegrafi është munduar të marr informacion nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/