Xhamal Musiala është një nga lojtarët e ri më të mirë në botë dhe njëkohësisht një nga më të kërkuarit. Megjithatë për ta mbajtur gjatë në skuadër, Bajern Munihu po i ofron Xhamal Musialës një marrëveshje të re.
Dy palët kanë nisur kontaktet e para, ndonëse arritja e një marrëveshjeje nuk duhet të jetë e lehtë. Bajerni është gati të ofrojë tarifën fikse ‘të rëndësishme’ gjermane plus shtesa. Ideja është që të gjendet marrëveshja përpara korrikut 2025, kur lojtari do të ketë një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale.
Më herët, u raportua se Real Madrid dhe Man. Siti do të ‘pëlqejnë’ të konkurrojnë për sulmuesin nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re me Bajernin. 21-vjeçari ishte një nga lojtarët më mbresëlënës në Euro 2024. Mesfushori ofensivë gjithashtu shënoi 12 gola dhe dha shtatë asistime në 38 paraqitje për Bajern Munihun, sezonin e kaluar