LajmeSport

Ndrrim trajnerësh për çdo 7 muaj në Maqedoni

Skuadrat nga Maqedonia ndërrojnë trajnerët mesatarisht për çdo 7 muaj. Këtë e tregon hulumtimi i fundit i UEFA-s, sipas të cilit Maqedonia është në listën e vendeve që ndërrojnë trajnerë për më pak se një vit.

Në këtë hulumtim është është marrë parasysh sezoni i fundit 2023/24 dhe Maqedonia u gjend në TOP 5 e kësaj liste. Para Maqedonisë janë vetëm Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria që kanë ndërruar trajnerë mesatarisht për çdo 6 muaj në sezonin e kaluar 2023/24, ndërsa Kroacia, Turqia dhe Qipro janë në të njëjtin nivel me Maqedoninë.

Trajnerët që qëndrojë më shumë në pankinë të një skuadre është në kampionatin e futbollit në Irlandën e Veriut, ku ka ndryshime trajnerësh mesatarisht janë për çdo 3 vjetë e gjysmë. Në hulumtimin e UEFA-s, i cili i përfshin të gjitha parametrat, thuhet se 68% e ekipeve në Maqedoni, vitin e kaluar kanë pasur trajnerë vendas./Ekipa.mk/

 

Show More

Related Articles

Back to top button