, E ardhmja e Armando Brojës për momentin është në ajër, me sulmuesin dhe Çelsin që nuk kanë gjetur zgjidhje për situatën e tij, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e bluve apo nëse do të transferohet në një klub tjetër për të luajtur rregullisht.
Situata nuk është shumë e thjeshtë, pasi trajnerit Tuhel, pavarësisht vlerësimit për shqiptarin, i duhet më parë që të lirojë vend në skuadër duke hequr qafe lojtarë të cilët në total i kushtuan rreth 180 milionë paund londinezëve.
Tuhel nuk po gjen një mënyrë si të largojë nga ekipi një grumbull të madh lojtarësh që nuk bëjnë pjesë në planet e tij, por as nuk mund t’i lërë jashtë fazës përgatitore pasi kështu do të binte vlera e tyre në treg duke i shkaktuar dëm ekonomik klubit. Londinezët pritnin oferta për Miçi Batshuai, Kenedi, Malang Sarr, Ros Barklei, Timo Verner dhe Kepa, por deri tani kanë munguar të tilla për këta lojtarë.
Sipas “The Telegraph”, kjo situatë ka detyruar trajnerit që të sakrifikojë praninë e të rinjve në turneun në SHBA, për t’i dhënë hapësirë këtyre lojtarëve që janë në treg e për të bindur klube të tjera që t’i kërkojnë.
Mes të sakrifikuarve është edhe Broja, ndaj edhe Çelsi ishte e gatshme ta linte të kthehej për riaftësimin në Londër, ndërsa pret vendimin për të ardhmen e tij që duket se varet nga aftësia që do ketë klubi për të larguar të padëshiruarit.
zbulohet “lista e zezë” e Tuhel te Çelsi