LajmeMaqedoni

KINSIV do të hapë hetim për ngjarjen lidhur e sigurisë në qiellin mbi Shkup

Komiteti për hetim të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze (KINSIV) paralajmëroi se do të hapë hetim lidhur me ngjarjen e sigurisë në qiellin mbi Shkup më datën 7 të këtij muaji në të cilën është evituar ndeshja e dy aeroplanëve civil.

Kryetari i KINSIV, Zoran Ilievski për MIA-n deklaroi se menjëherë janë prëfshirë sepse bëhet fjalë për incident serioz.

“Të hënën hyjmë në M-NAV dhe do t’i kryejmë bisedat e nevojshme, do t’i dëgjojmë incizimet nga bisedat e kontrolluesve me pilotët e aeroplanëve, ndërkaq edhe do t’i shikojmë edhe xhirimet. Ne nuk konstatojmë faj. por shkakun e incidentit. Gjithashtu, do të kërkojmë deklarata nga pilotët e dy aeroplanëve përmes autoriteteve të tyre ajrore, e më pas do ta informojmë opinionin. Gjithçka tjetër për momentin do të jetë spekulim”, deklaroi Ilievski.

Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV, paraprakisht kumtoi se në afatin e paraparë është dorëzuar raport për ngjarjen e sigurisë dhe është hapur hetim për konstatimin e gjendjes faktike dhe shkaqeve.

Nga M-NAV potencojnë se ngjarjet e tilla si kudo në Evropë, çdoherë janë paraqitur me kohë dhe janë procesuar nga të gjitha sektorët relevantë.

“Më 7 shtator në orën 18:30 është dërguar raport për ngjarje të sigurisë në afatin e paraparë nga kryesit të cilët kanë punuar në sektorin e prekur. Në pajtim me rregullat dhe procesurat e parapara, raporti është regjistruar nga ana e sektorit IMS (Integreted Menagement Systems) dhe i është dërguar Agjencisë për Aviacionin Civil. Gjithashtu, në pajtim me procedurat valide, nga ana e sektorit IMS është hapur hetim për konstatimin e gjendjes faktike dhe shkaqeve për ngjarjen. Do të donim të themi se ngjarjet e këtilla si kudo në Evropë, çdoherë janë raportuar dhe procesuar nga të gjithë sektorët relevantë, shërbimet dhe institucionet, në pajtim me procedurat ekzistuese juridike”, theksoi M-NAV në kumtesë.

Paraprakisht nga AAC për MIA-n konfirmuan se veprojnë rreth ngjarjes së paraqitur nga Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV.

“Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV në mënyrë të rregullt e paraqiti ngjarjen dhe AAC do të veprojë rreth të njejtës”, deklaruan nga AAC.

Portali SDK.mk, duke iu referuar faqes për ndjekje të fluturimeve Flajtradar24, kumtoi se aeroplani i “Turkish erllajns” dhe i “Sanekspres”, për pak do të ndesheshin në qiellin mbi Aeroportin ndërkombëtar në Shkup më 7 shtator në orën 18:32.

 

Show More

Related Articles

Back to top button