Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca deklaroi se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk i bëjnë përshtypje. Ai theksoi se në veri të Kosovës janë prezentë institucionet e sigurisë, për çka tha se nuk shqetësohen dhe frikësohen nga kërcënime e tij. Ndërkohë i pyetur se a pranon Kosova që në takimet në Bruksel të diskutohet për veriun, Konjufca tha se dialogu ka vdekur për këtë vit.
“Me këtë strukturë dhe në anglisht që thonë me këtë ‘set up’, unë kam vlerësuar që dialogu tashmë ka vdekur… ta shohim se çfarë po ndodhë në vitin 2025, për vitin 2024 nuk kemi çfarë të flasim”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. /Alsat.mk