LajmeMaqedoni

Qeveria: Janë paguar 1 miliard denarë subvencione për bujqit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se një nga angazhimet e tyre është që me përkushtim të punohet dhe t’u ndihmohet bujqve. Prej atje thonë se “për këtë janë ndarë 1 miliard denarë për pagesë të subvencioneve të mbetura për bujqit”.

“Mbi 9.000 bujq do t’i marrin mjetet e tyre të merituara si mbështetje për prodhimtarinë e tyre. Te një pjesë e tyre ka vonesa madje 4 vjet me pagesën. Vendimi i parë i kësaj Qeverie ishte me ribalancin të sigurohen mjete dhe deri në fund të vitit nuk do të ketë subvencione me të cilat ka vonesa te bujqit”.
“Puna me përkushtim e Qeverisë do të sjellë mbështetje të madhe për prodhimtarinë bujqësore. Në këtë mënyrë korrigjohen edhe padrejtësitë ndaj bujqve të cilët me mundin e tyre fitojnë për veten dhe familjet e tyre”, thonë nga Qeveria.

 

Show More

Related Articles

Back to top button